Pas përplasjes mes tifozëve të Partizanit dhe efektivëve të policisë, ka reaguar edhe vëllai i Kryeministrit Edi Rama, Olsi, i cili ka kërkuar nga policia që të hapë dyert e stadiumit.
“Jam Olsi Rama, hapni dyert e stadiumit. Policia i merr urdhërat nga vëllai im, jo nga federata!”- shprehet ai në një video të siguruar nga Syri.net.
Shkak për këtë reagim është konfrontimi I policisë me tifozët e Partizanit duke i ndaluar këta të fundit të futen në stadium pa qenë të pajisur me karta identiteti.
Gjatë debatit me drejtorin e Policisë së kryeqytetit, Ardi Veliu, Olsi Rama, e ka urdhëruar këtë të fundit të hapë dyert, ndërsa po ashtu ka urdhëruar edhe skuadrën e Partizanit të mos futet në fushë pa hyrë tifozët.
Veliu është shprehur: “Dakort shef, unë të njoh ty, jo vendimin e Federatës.(M.Q/Faxweb)