Kryeministri Edi Rama ka reaguar për aksionin e forcave speciale në shtëpitë e gjyqtarëve të cilët zbutën dënimin për Dritan Dajtin.
Në një raegim në rrjetet sociale Rama shkruan se u thye miti i togave të 30 vjeçar i paprekshmërisë së kriminelëve me toga të zeza.
“Faleminderit me një përulje të thellë shërbëtorëve të shtetit që thyen mitin 30 vjeçar të paprekshmërisë absolute të kriminelëve me toga të zeza. Duke u treguar vrasësve të drejtësisë për 4 policët e vrarë se koha e të paprekshmëve po mbaron,shteti sot ka hyrë në një fazë të re.”- shkruan Rama.
Njoftimi i policisë:
Duke iu përgjigjur interesimit shumë të madh të medias, Policia e Shtetit konfirmon aksionin e ndërmarrë nga forcat speciale, në zbatim të urdhrit nr. 89, datë 14 shkurt 2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për të ushtruar kontroll në banesat e tre gjyqtarëve, të cilët zbutën dënimin e Dritan Dajtit.
Operacioni policor vazhdon edhe në këto momente, por mund të konfirmojmë se deri tani janë gjetur një sasi municioni, mijëra euro dhe prova të tjera, të cilat do të administrohen nga organet ligjzbatuese.
Në përfundim të operacionit, Policia e Shtetit do të ketë një komunikim të veçantë me median dhe publikun.
(M.Q/Faxweb.al)