Pas vdekjes së vëllait të liderit suprem të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mund të fshihet vetë Kim Jong Um. Të paktën kështu beson Koreja e Jugut, e cila përmes një deklarate për shtyp deklaron se ishte vetë diktatori i Koresë së Veriut që i ka dërguar dy agjente femra pas fyerjeve që Kim Jong-nam i bëri regjimit të vëllait të tij më të vogël, për të kryer ekzekutimin.
“Ne besojmë se regjimi i Koresë së Veriut fshihet pas incidentit të ndodhur në Malajzi. Të dyshuarit kryesorë janë të gjithë koreanoveriorë,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Unifikimit të Seulit.
Deri më tani janë arrestuar tre persona për vrasjen e Jong-nam. Pas arrestimit të një gruaje indoneziane dhe një tjetre nga Malajzia, një ditë më parë është arerstuar edhe një koreano verior i identifikuar si Ri Jong Chol, 46 vjeç. Vëllai i liderit korean është helmuar teksa priste të hipte në një fluturim nga Kuala Lumpur në Macau. (D.D/Shuplaka)