Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, në Istog, ku një i mitur është plagosur nga djali i tezes së tij. Mediat vendase raportojnë se autori është pjesë e Policisë së Kosovës, por se ende nuk ka detaje në lidhje me arsyet që çuan në ngjarjen e rëndë.
Sa i përket gjendjes shëndetësore të të miturit, mësohet se është e rëndë, ndërsa ai është ende në sallën e operacionit.
“Shumë e rëndë. Në sallë të operacionit është ende”, u shpreh drejtori i Emergjencës, Naser Syla.
© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.
© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.