Ish- gazetari Milaim Zeka, i cili tani është pjesë e partisë së Limajt, Nismës për Kosovën, ka deklaruar se LDK-ja është partia e cila do t’i bashkangjitet koalicionit PDK, AAK dhe Nisma.
“Mendoj që në koalicion me PAN do të jetë LDK”, tha Zeka Klan Kosova.
Ai ka thënë se lideri i partisë së tij, Fatmir Limaj, e mbështet deri në fund kandidaturën e Ramush Haradinajt për krijimin e Qeverisë.
“Kam folur me Limajn dhe në mënyrë të prerë më ka thënë se deri në fund e mbështes Haradinajn me cilën do parti politike që ai bën koalicion”, ka thënë ai
Ndërsa zyrtarët e LDK-së janë shprehur të bindur se nuk do të bashkohen edhe një herë me Partinë Demokratike të Kosovës.(B.H/Shuplaka)