FlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

KQZ-ja i vulos mandatin, KUSH është deputetja më e re e Kuvendit

KQZ-ja i dha sot mandatin e deputetit, Elena Xhina, kandidatja e radhës e listës shumëemërore të PDIU-së në Elbasan.

Xhina do të plotësojë vendin e mbetur vakant nga Bujar Muça, i cili e la mandatin për arsye personale.

Po kush është Elena Xhixha: 

Ishte e treta në listën e kandidatëve për deputetë nën siglën e PDIU në qarkun e Elbasanit, dhe do të zëvendësojë Bujar Muçën. Bëhet fjalë për Elena XHinën e cila për 10 vjet ka ushtruar profesionin e avokates, ndërsa për 2 vjet mban postin e nënkryetares së Këshillit të Qarkut Elbasan.

Pak më parë ish-deputeti i PDIU-së, Bujar Muça është paraqitur pranë KQZ-së për të dorëzuar mandatin e tij. 

Muça u zgjodh deputet në zgjedhjet e 25-Qershorit të këtij viti, nën siglën e PDIU-së.

NJOFTIMI I KQZ-së:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet: 
– “Për dhënien e mandatit të deputetit te Kuvendit, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet në Qarkun Elbasan, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”. 
KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të radhës së listës shumemërore të subjektit “Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet” ,Qarku Elbasan, zj. Elena Xhina. 
– “Për verifkimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit, nga listat shumemërore për Këshillin Bashkiak, në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. 
KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiakë për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotesimin e vendeve vakantë në këshillat bashkiakë, si më poshtë: 
1. Qarku Tiranë, Bashkia Tiranë, z. Enis Hoxha.
2. Qarku Shkodër, Bashkia Shkodër, zj. Prandvera Vukelaj

(E.K/Faxweb) 

 

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *