16:09 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Kredia për ekonominë iu rikthye rritjes në muajin gusht

16:07 | 28/09/2023
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kredia për ekonominë iu rikthye rritjes në muajin gusht

Kreditimi i ekonomisë iu rikthye rritjes në muajin gusht.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, sektori bankar disbursoi 29.2 miliardë lekë, në rritje me 6.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kredia e re për muajin gusht u rrit paralelisht si për bizneset, me 7.5%, ashtu edhe për individët, me 5.5% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Për të gjithë 8-mujorin e parë të vitit, vlera e kredisë së re të dhënë nga sektori bankar arriti në 191.2 miliardë lekë, në rritje me 1.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kredia po e ruan rritjen pozitive edhe këtë vit, pavarësisht normave më të larta të interesit.

Nëse kredia do të zhvishej nga efekti i kursit të këmbimit, rritja do të ishte ndjeshëm më e lartë, duke pasur parasysh efektin negativ të forcimit të Lekut në kursin e këmbimit me Euron.

Në muajt e verës, një efekt negativ në ecurinë e kredisë së re ka dhënë edhe problematike me veprimet kadastrale, që janë ngadalësuar ndjeshëm, për shkak të mbylljes së plotë të sporteleve fizike. Kjo ka sjellë vonesa të mëdha në vendosjen e hipotekave për kreditë e garantuara me kolateral në formën e pasurive të paluajtshme.

Deri tani gjatë këtij viti, rritja e kredisë është mbështetur sidomos tek kreditimi i individëve dhe i kompanive publike, ndërsa kredia për ndërmarrjet private rezulton me një rënie të lehtë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Këtu sidoqoftë duhet marrë sërish në konsideratë efekti i kursit të këmbimit, sepse tek bizneset kreditimi në Euro ka vlera më të mëdha krahasuar me segmentin e individëve.

Muaji gusht ka sjellë një rritje edhe më të fortë në portofolin e kredisë të matur si tepricë. Vlera e portofolit të kredisë për ekonominë arriti në 724.6 miliardë lekë, me një rritje prej 20 miliardë lekësh krahasuar me korrikun. Me bazë vjetore, kredia i është rikthyer rritjes pozitive, me 1.9% më shumë, ndërsa muajin e kaluar rritja vjetore kishte qenë afër zeros.

Rritja e portofolit po mbështetet kryesisht te segmenti i individëve, ku portofoli është në rritje me 8.9% krahasuar me një vit më parë.

Kjo lidhet në një masë të madhe me faktin se ky segment dominohet nga kredia afatgjatë për blerjen e pasurive të paluajtshme, ku amortizimi i portofolit është më i ngadaltë, si edhe nga fakti që kreditimi në valutë ka një peshë më të vogël dhe ndaj efekti negativ nga kursi i këmbimit është më i ulët.

Portofoli i kredisë për bizneset private ndërkohë rezulton në rënie me 2% krahasuar me një vit më parë, por kjo lidhet edhe me faktin që në këtë segment ka një peshë më të madhe të kredisë afatshkurtër, që ka amortizim më të shpejtë dhe të kredisë në valutë të huaj, që është ndikuar nga efekti statistikor i kursit të këmbimit./ MONITOR

Pas

“Rezoluta e miratuar në Kuvendin e Kosovës duhet të miratohet edhe në Shqipëri”, Bardhi propozon mocion me debat në Parlament

Para

Vrasja e të atit të Gjin Gurit, lirohen 4 të shoqëruarit! Në kërkim i afërmi i tyre

Para
“Rreth orës 18:45 ka ardhur një telefonatë”/ Vrasja në Dukagjin, terreni ia vështirëson punën policisë

Vrasja e të atit të Gjin Gurit, lirohen 4 të shoqëruarit! Në kërkim i afërmi i tyre

Discussion about this post

 



Të Fundit

VIDEO/ Përfshihet nga flakët një apartament në zonën e Pazarit të Ri, zjarrfikëset në vendngjarje

Delvinë/ Ktheu kopshtin e shtëpisë në oaz kanabisi, pranga 61-vjeçarit! Bëri ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit, i zbulohet edhe ndërtimi pa leje (EMRI)

Plani europian për Ukrainën, Meloni: I japim Kievit 10 miliardë euro

Vdekja e 27-vjeçarit në Kosovë, dorëhiqet komandanti i Policisë së Lipjanit

Shqipëria dhe Letonia finalizojnë raundin e dytë të negociatave për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore, Gonxhja: Hap i rëndësishëm drejt integrimit

E ardhmja e Joao Felix, një skuadër kërkon rikthimin e tij

Trafikonin kokainë me lëkurë gjedhësh nga Amerika Latine, GJKKO lë në burg 3 të akuzuarit (EMRAT)

Aksident në Shëngjin/ U rrëzua nga automjeti gjatë shkarkimit të materialeve, përfundon te Trauma 49-vjeçari

Raporti i Parlamentit Evropian, reagon Kryeministria: Konfirmon progresin e Shqipërisë drejt BE-së! Jemi të përkushtuar për vijimin me reformat e nevojshme

BE: Izraeli është pajtuar për më shumë ndihma në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.