Presidenti Bujar Nishani prej ditësh u ka kërkuar forcave politike që të ulen në tryezën e debatit në mënyrë që të dalin nga kriza politike në të cilën gjendet vendi.
Nga kisha e fshatit Dervican me rastin ai ka apeluar sërish sot për të zgjidhur ngërccin. “Të shpresojmë që të gjendjet zgjidhja e ngërçit politik. Shpresoj që të shërbejë kjo ditë në mënyrë që palët të ulen dhe të dialogojnë”.
Kur u pyet për një shtyrje të mundshme të datës së zgjedhjeve pas kërkesave të Partisë Demokratike, Nishani tha se data është dekretuar dhe zgjedhjet duhet të zhvillohen në datë 18 qershor duke qenë kundër shtyrjes.
“Kreu i Shtetit e ka dekretuar datën e zgjedhjeve, 18 qershorin” tha ai për mediat. Pak ditë më parë Nishani inicoi edhe një tryezë për dialog mes palëve, por deri tani ka dështuar. Po ashtu Presidenca dhe kryeministria janë përfshirë në polemika mes tyre, ku për Ramën Nishani është pozicionuar si opozitë. (E.K/SHUPLAKA)