Tashmë është konfirmuar edhe zyrtarisht nga 12 klube se Superliga Evropiane do të themelohet.
Edhe pse ka kundërshtim të ashpër nga FIFA dhe UEFA, e shumë instanca të tjera të larta në futboll, tashmë ka filluar ideja e krijimit të garës më të re.
Është konfirmuar në mbrëmjen e të dielës që shkoi se DAZN është i gatshëm të ofrojë pesë miliardë euro për t’i marrë të drejtat televizive.
Por, klubet nuk ndalen me kaq fitimet dhe do të kenë të ardhura të tjera të majme. Qysh në start të ligës, raportohet se 12 klubet do të përfitojnë nga 425 milionë euro, vetëm se i janë bashkuar kësaj gare.
Bëhet e ditur se PSG, Bayern Munich dhe Dortmund pritet që t’i bashkohet Superligës Evropiane në ditët në vazhdim.
Këtu parashihet që të ndahen dy grupe nga dhjetë ekipe në të, me nga dhjetë ndeshje vajtje dhe ardhje.