Kandidatja për deputete në Elbasan, nënkryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha nga mitingu në Tirane se Shqipëria është vendi i ilirëve dhe heronjve jo cirku i klounëve. Ajo theksoi se LSI nuk do i nënshtrohet asnjë zari.
“LSI forcë e parë. Zemra sa nuk po më del nga kraharori, nga ky entuziazëm, nga kjo atmosferë e jashtëzakonshme. LSI-ja është ajo parti politike që u krijuar 18 vjet më parë, që nuk do të nënshtrohet kurrë përpara asnjë zari të vogël dhe të madh. Ky vend çdo milimetër të tokës së tij e ka të lagur me gjak. Shqipëria është vendi i ilirëve, Teutës, Agronit, Skënderbeut, Ismail Qemalit, i dëshmorëve të luftës LANÇ, i prindërve e gjyshërve tanë, i heronjve të demokracisë. Shqipëria nuk është cirku i klounëve.
Shqipëria është një vend që duhet ta kthejmë në rrugën evropiane. Që Shqipëria të bëhet një vend evropian duhet që LSI të jetë forcë e parë”, tha Kryemadhi.
(M.D/Shuplaka)