Kreu i LSI-së Monika Kryemadhi ka reagua rnë lidhje me Ramën duke theksuar se duhet të largohet kryeminsitri i krimit dhe drogës.
“Në këtë vend nuk ka më drejtësi! Edi Rama vendosi duart e tij të përgjakura me krim, edhe tek i vetmi institucion që nuk e kishte nën kontroll. Kapja e prokurorise nga krimi dhe banditët e pushtetit shënon fundin e shtetit dhe demokracisë. Kjo është dita më e errët në historinë e demokracisë shqiptare!”, shprehet Kryemadhi.
Kryemadhi bën thirrje që të protestojnë të gjithë kundra qeverisë së krimit.
“Të protestojmë për të larguar banditët nga pushteti. Revolta e protestës qytetare është arma që mund të rrëzojë nga karriget banditët e veshur me pushtet.
Asgjë dhe askush nuk mund ta ndalë këtë revoltë. As paratë e krimit, as pazaret dhe kulisat nuk e shpëtjnë dot më Edi Ramen nga fundi i paralajmëruar që do ti vijë nga qytetarët e ndershëm të këtij vendi.”, shkruan ajo.
REAGIM:
TË LARGOJMË KRYEMINISTRIN E KRIMIT, TË DROGËS, ATË KRYEMINISTËR QË PO SHPËRBËN SHQIPTARËT!
Në këtë vend nuk ka më drejtësi!
Edi Rama vendosi duart e tij të përgjakura me krim, edhe tek i vetmi institucion që nuk e kishte nën kontroll. Kapja e prokurorise nga krimi dhe banditët e pushtetit shënon fundin e shtetit dhe demokracisë.
Kjo është dita më e errët në historinë e demokracisë shqiptare!
Kurrë më parë pushtetet nuk kanë qenë në duart e një njeriu të vetëm, të një pushteti bandit që drejtohet nga kryetrafikanti i drogës, shefi i drejtpërdrejtë i Saimir Tahirit dhe policëve të inkriminuar, që me përpjekjen e fundit po dëshmon frikën për t’i shpëtuar drejtësisë.
Sot më shumë se kurrë është detyrë e jona, e politikës së papërlyer me krimin, e qytetarëve që ende besojnë te vlerat e demokracisë të rrëzojmë nga pushteti këtë klikë kriminale.
Të protestojmë për të larguar banditët nga pushteti. Revolta e protestës qytetare është arma që mund të rrëzojë nga karriget banditët e veshur me pushtet.
Asgjë dhe askush nuk mund ta ndalë këtë revoltë. As paratë e krimit, as pazaret dhe kulisat nuk e shpëtjnë dot më Edi Ramen nga fundi i paralajmëruar që do ti vijë nga qytetarët e ndershëm të këtij vendi. (J.V/Faxweb)