Nga Kroacia, kryeministri Rama u pyet edhe për ngjarjet e fundit në Kosovë dhe reagimin që duhet të ketë komuniteti evropian për agresionin serb.
Sipas Ramës, duhet të ketë minimumi sanksione po aq sa i ka dhe Kosova. Nëse nuk ka konsensus nga të gjitha vendet anëtare, atëherë duhet të ketë programe për t’i thënë STOP këtyre sulmeve në të ardhmen.
Serbia nuk mund të gëzohet për agresionin duke mbajtur zi për sulmuesit.
Edi Rama: Dua ta ritheksoj në aspektet e funksionimit të Europës së bashkuar kryeministri i Kroacisë është një nga njohësit më të thellë të labirinteve të gjithë kështjellës së Harry Potter europian. Këtu nuk bëhet fjalë për masa që duhet të marrin miratimin e gjithë vendeve anëtare, por për masa simetrike në raport me ato që janë marrë për Kosovën minimumi të merren edhe për Serbinë. Nëse nuk ka konsesus ka programe, ka marrdhënie përdoren për të thenë Stop. Në asnjë mënyrë nuk mund të pranohet në mes të Europës në mes të një rajoni, një grup kriminal i armatosur gjer në dhëmbë t’i marri jetën një efektivi policie dhe pastaj të gëzohet nderit më të lartë, zisë kombëtare në vendin që e ka origjinën.