Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka dalë me një deklaratë zyrtare për gjuhën e përdorur dje nga kryeministri Edi Rama, në Samitin e Brukselit, ku ai kritikoi Sofjen për veton që i ka vendosur Shkupit dhe rrjedhimisht pengon dhe vendin tonë në rrugën drejt BE.
“Si kundërpërgjigje, nuk është hera e parë që dëgjojmë kualifikime të paprovokuara të ashpra, fyese nga një kreu i qeverisë. Një regjistër kaq të ulët gjuhësor nuk mund të justifikohen më nga natyra dhe mungesa e aftësive evropiane të komunikimit”, thuhet ndër të tjera në reagim.
Ministria bullgare thekson se politikanët ikin por popujt mbeten, duke kërkuar ruajtjen e marrëdhënieve mes dy vendeve. “Presim që kryeministri shqiptar t’i përshtatë mjetet e tij shprehëse në një gjuhë që i përshtatet një politikani të një vendi kandidat për anëtarësim në BE.”
Reagimi i plotë – Ministria e Jashtme e Bullgarisë
“Bullgaria ka qenë gjithmonë ndër ato shtete anëtare të Bashkimit Evropian që mbështesin përkatësinë evropiane të popullit shqiptar. Ne kemi mbrojtur perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, edhe kur ishte shumë më e vështirë se sot.
Si kundërpërgjigje, nuk është hera e parë që dëgjojmë kualifikime të paprovokuara të ashpra, fyese nga një kreu i qeverisë. Një regjistër kaq të ulët gjuhësor nuk mund të justifikohen më nga natyra dhe mungesa e aftësive evropiane të komunikimit.
Presim që kryeministri shqiptar t’i përshtatë mjetet e tij shprehëse në një gjuhë që i përshtatet një politikani të një vendi kandidat për anëtarësim në BE.
Në këtë nivel, më shumë se çdo tjetër, ne insistojmë të mbajmë një ton të mirë komunikimi. Në këtë nivel ne kemi treguar gjithmonë gjithë respektin që kërkon një pozicion të përgjegjshëm dhe në nivel të marrëdhënieve ndërshtetërore.
Ne kemi një të ardhme të përbashkët me Shqipërinë. Politikanët largohen. Kombet mbeten. Popujt tanë kanë një interes të përbashkët, i cili nuk duhet të cenohet nga një gjykim i gabuar i politikanit. Është e papranueshme që marrëdhëniet mes shteteve të bëhen peng i ekscentrizmit të kryeministrit aktual shqiptar”
Reagimi i ashpër nga Edi Rama për Bullgarinë:
Kryeministrit Rama me sa duket “nuk i del inati” pas deklaratës së ministrisë së Jashtme bullgare i cila i kërkon që të marrë parasysh mënyrën e të shprehurit. Pasi iu përgjigj kësaj deklarate, kryeministri Rama përmes një reagimi të dytë i kujton Bullgarisë së miqtë e vërtetë nuk e dëmtojnë njëri-tjetrin, pro i japin dorën.
“Dhe meqë ra fjala, më lejoni t’ju kujtoj të dashur miq bullgarë se u desh një telefonatë e shkurtër Boyko Borissov për të zgjidhur miqësisht dhe sinqerisht çështjen e minoritetit bullgar në Shqipëri! Miqtë e vërtetë nuk e dëmtojnë njëri-tjetrin, por flasin me të vërtetë me njëri-tjetrin dhe i japin dorën!”, shkruan Rama.
Në deklaratën e parë, Rama i kujton Bullgarisë që të heqë VETO-n, ose në të kundër do të duhet ta durojë.
“Oh! Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka një problem me mënyrën time të të folurit! Mjaft e drejtë. Edhe unë kam një problem me mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet biletarale duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për rrëmbimin e dy vendeve të NATO-s! Merreni qetë miq: Hiqni VETO-n ose duroni me mua!”, shkruan Rama.