10:00 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kthehet Linda me Zahon, shtohet misteri për vendodhjen dhe shëndetin e kryeministrit Rama

17:37 | 21/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Për Tiranë pas 24h në Romë”, Rama për vizitën në Itali: Tv më tv e gazetë më gazetë për të…

Siç edhe është raportuar gjerësisht nëpër media, Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani,  por ajo çfarë ka shtuar polemikat e këtij udhëtimi është një deklaratë e bërë përpara disa ditësh nga ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili tha se Rama po kalon një periudhë jo të mirë shëndetësore.

Pas kësaj deklarate, kanë qenë disa eksponentë të opozitës që kanë deklaruar se Rama po merr trajtim mjekësor në një spital në Gjermani.

Bëhet me dije se gjatë ditës së djeshme me avionin “Austrian airlines OS 0847”, të linjës Wien-Tiranë kanë udhëtuar, bashkëshortja e Kryeministrit, Linda Rama, djlai i tij i vogël, Zaho, deputetet e Partisë Socialiste Mimi Kodheli dhe  Evis Kushi, deputeti Ulsi Manja dhe këshilltari i komunikimit i Kryeministrit , Endri Fuga.

Interesant është lajmi se për vetë Kryeministrrin Rama nuk ka të dhëna nëse është kthyer nga Gjermania apo jo, ndërkohë që kujtojme se prej ditës së shtunë të javës që lamë pas, ai nuk ka bërë asnjë dalje publike, ç’ka i shton prirjet për të besuar deklaratat e bëra më herët nga përfaqësuesit e opozitës.

Për këtë SYRI.net publikoi edhe një foto ku Rama shfaqet në avion rrugës për në Vienë, ku sipas saj dallohet gjendja jo e mirë e tij shëndetësore.

Kujtojmë se rreth 2 orë më parë Kryeministri Rama ka reaguar pas akuzave ndaj tij se ndodhet në Berlin për tu kuruar pasi është sëmurë (lexo këtu).
Me anë të një statusi Rama shprehet se opozita është kantandisur mos më keq e cila sipas tij është një opozitë qorre që sajon kriza për kundërshtarin politik.

Pavarësisht se nuk ka asnjë axhendë të bërë publike, kryeministri Edi Rama mungon në një dalje të tij publike që prej të shtunës së kaluar në Berat, dhe flitet se ka qenë në Berlin (lexo këtu).

Mirëpo udhëtimi drejt Gjermanisë ka qenë tejet zhgënjyes, për shkak se asnjë zyrtar i lartë nuk ka dalë që ta takojë. Madje ka pasur dhe një teori më të ‘’çmendur”, teksa u tha se kryeministri i vendit është në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe është nisur për kurim jashtë vendit.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: berlinedi ramaendri fugakthehen shuqeruesitsemure
Pas

Shpërndante heroinë në gjimnazet e Tiranës, arrestohet 29-vjeçari

Para

Shpërthen ish-deputetja Vokshi: Rama i vetmi kryeministër në botë që vizitohet fshehurazi në spitalet e Evropës

Para
Shpërthen ish-deputetja Vokshi: Rama i vetmi kryeministër në botë që vizitohet fshehurazi në spitalet e Evropës

Shpërthen ish-deputetja Vokshi: Rama i vetmi kryeministër në botë që vizitohet fshehurazi në spitalet e Evropës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në Shqipëri,18 vatra në 24 orët e fundit, 3 ende aktive

Aksident në autostradën Tiranë–Durrës, u përplas nga një automjet, ndërron jetë 66-vjeçari

Anija e fundosur nga Houthit në Detin e Kuq, vijon kërkimi për persona të mbijetuar

Aksident në aksin ‘Sarandë-Delvinë’, përmbyset automjeti, plagoset drejtuesi 22-vjeçar

Moska akuzon kancelarin Merz se dëshiron të marrë pjesë në luftë

Dy persona të vdekur nga sulmet vdekjeprurëse ruse në Kiev

Shpëtoi dy turistë por u mbyt vetë, gjendet pas 48 orësh kërkime trupi i pajetë i kapitenit Arben Anamali në liqenin e Shkodrës

Trafikonin drogë nga Ekuadori dhe Kolumbia, shkatërrohet rrjeti në Itali

Raketat bien mbi Kiev, dy persona humbin jetën dhe 13 të tjerë të plagosur nga sulmet ruse

Ish-presidenti i Koresë së Jugut arrestohet për herë të dytë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.