Kandidatja për deputete e qarkut Durrës, Iliriana Kuçana ka marrë pjesë në protestën e sotme që u zhvillua nga opozita. Për mikrofonin e Fax News, Kuçana u shpreh se kjo protestë po bëhet për masakrën e madhe zgjedhore që ka ndodhur. Kuçana u shpreh se protesta ka si synim që të gjithë liderët europian të shohin se çfarë po ndodh me procesin e zgjedhjeve në Shqipëri.
Ajo u shpreh se PD ka denoncuar çdo shkelje të bërë në këtë proces zgjedhor dhe do të vijojë të denoncojë çdo blerje të votës. Sipas saj, 11 maji nuk kishte zgjedhje, por masakër zgjedhore që ka minuar demokracinë. Ajo iu bëri thirrje të gjithë liderëve europianë që ta lexojnë mirë situatën në Shqipëri.
“Partia Socialiste e dinte ekzaktësisht se sa vota kishte në kuti, Kjo nuk mund të ndodh në një vend demokratik. Kemi patur raste të kërcënimit me jetë të deputetit nga banda kriminale të Shkozetit”, u shpreh Kuçana për Fax News, me gazetaren Sedjana Huna.