Kreu i qeverisë Edi Rama, ka folur lidhur me akuzat mbi PPP-të, që rëndojnë çdo ditë xhepate shqiptarëve, dhe fshehin borxhin publik, sipas të gjitha rekomandimeve të Bankës Botërore dhe FMN-së.
Rama tha se PPP-të, në asnjë moment nuk po rëndojnë mbi qytetarët, dhe se e gjitha bëhet që ata të marrin sa më shpejt shërbime që nuk garantohen nga ana e Buxhetit të shtetit. Sipas Ramës, në rast se do të mbështetej te investimi i Buxhetit të Shtetit, Rruga e Arbërit do të donte 13 vite që të përfundonte.
“Do të na duheshin 13 vite për ta bërë Rrugën e Arbërit me Buxhetin e Shtetit, ça bëmë ne, kërkuam ndihmë nga sipërmarrja, në mënyrë që rruga të bëhet për 3 vite, ku është këtu thesi që merret nga buka dhe nga thesi i miellit që iu shkon oligarkëve, është një përshpejtim i punës, që njerëzit të marrin shërbimet.
Ne nuk iu kemi vendosur njerëzve tarifë shtesë për check up-in, dhe as për marrjen e dializës sa më pranë vendbanimeve të tyre. Stadiumi që është një PPP fantastike, asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit, është vetëm vënia në dispozicion e pronës publike, ndaj një sipërmarrësi”, u shpreh Rama në fjalën e tij.
(E.K/Faxweb.al)