Kukësi pasi u njoh me kundërshtarin e parë në turin eliminator në Ligën e Kampionëve, verilindorët vijojnë fazën përgatitore në Slloveni për të bërë një paraqitje sa më të shkëlqyer në arenën europiane.
Klubi kuksian, mesa duket po punon me shumë intensitet, si në seancat stërvitore, ashtu dhe në përforcimin e ekipit me lojtarë të rinj dhe të talentuar, pasi deri tani ka afruar disa lojtar si brazilianin Melo, Vangjel Zguro, Sebino Plaku etij.
Ndërkohë, mesditën e sotme verilindorët kanë prezantuar edhe qendërsulmuesin nga Bosnja, Haris Harba, i cili pritet të bashkohet menjëherë me skuadrën në grumbullimin me Slloveninë.
Haris Harba nga Bosnjë-Hercegovina ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me verilindorët. 29-vjeçari ka nisur karrierën si profesionist në radhët e Olimpik Sarajevo, ndërsa sezonin e fundit ka qene pjese e Zlate Moravce.
Kukësi do të luajë në Champions League, duke zëvendësuar Skënderbeut pas dënimit që mori nga UEFA.
(B.H/Faxweb)