15:12 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kumbaro i favorizon me projekte, LISTA e gazetarëve të njohur shqiptarë, mes tyre dhe bashkëshorti i drejtoreshës së Tatimeve

17:37 | 24/02/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha, Veç e Shuplakës
0
Kumbaro i favorizon me projekte, LISTA e gazetarëve të njohur shqiptarë, mes tyre dhe bashkëshorti i drejtoreshës së Tatimeve

Mirela Kumbaro u shpërndan projekte gazetarëve të kulturës dhe pronarëve por njëkohësisht nuk lë pa favorizuar edhe zyrtarë të institucioneve evropiane. Carlo Bollino, Ben Andoni, Beti Njuma,  Alda Bardhyli, Kozeta Kurti, Jonila Godole, Bujar Kapexhiu etj, janë në listën e fituesve të financimit nga buxheti i ministrisë.

Nuk dihet pse Ministria e Kulturës e ka me qejf të shpërblejë me projekte gazetarë e pronarë që për detyrë  kanë të shohin me sy kritik vendimet e këtij institucioni.

Madje mes fituesve është edhe Arben Papadhopuli, bashkëshorti i drejtoreshës së Tatimeve, Vasilika Vjero. Papadhopuli punon për ”Creative Europe”, organizatë europiane, por shpërblehet nga ministria për idenë brilante të trajnimit se si të menaxhosh projektin kulturor.

Po le t’i hyjmë pak në detaje listës dhe thelbit: A është normale që një ministre Kulture të financojë gazetarët dhe të punësuarit në institucione europiane si të jenë artistë?!

Arben Papadhopulli është drejtuesi i ”Creative Europe” që i ka zyrat në Ministrinë e Kulturës. Drejtuesi i një organizate evropiane financohet për projekte kulturore duke qenë në konflikt të hapur, pasi nuk mund të marrë para nga shteti si të mos ishte zyrtar.

Nga ana tjetër shumë gazetarë kulture të mediave private gjatë këtyre viteve që Kumbaro ka qenë në pozicionin e ministres u ka financuar udhëtimet në evente ndërkombëtare si Bienale e Venecias apo Festivali i Kanës.

”Ministria e Kulturës,  më  1 dhjetor 2016 shpalli thirrjen për projekt-propozime për vitin 2017 në Art&Kulturë, e cila u mbyll në datë 13 janar 2017.  Kolegjiumi i Ministrisë së Kulturës mori në shqyrtim rreth 230 projekt-propozime në art, kulturë dhe trashëgimi kulturore, nga të cilat përzgjodhi 127 projekte fituese. Edhe në këtë thirrje, ashtu si në vitin e kaluar, ka ardhur në rritje interesi i aplikantëve me propozime, ide dhe projekte të subjekteve, organizatave, apo shoqatave kulturore. ”, sqaron ministria duke publikuar listën e fituesve, por duke harruar të publikojë atë të anëtarëve të kolegjiumit.

A është normale që një ministri e rëndësishme, siç është ajo e Kulturës të financojë gazetarë për projekte? A rrezikon kjo zhdukjen e kritikës totale mbi veprimet e ministrisë, Kumbaros, qeverisë për artin në Shqipëri?!

Kush do t’i kritikojë tani e tutje problemet në Teatrin Kombëtar, në Muzeun Kombëtar, në Galerinë e Arteve, në panairet e librave, në ruajtjen e trashëgimnisë monumentale kulturore?! Kujtojmë që edhe tani që po shkruajmë këto rreshta shkatërrimi i objekteve të lashta në Durrës po vazhdon me betonizim./SHUPLAKA

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1209″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″] 

Etiketa: bashkeshorti i drejtoreshes se tatimevefavorizimgazetaretmirela kumbaroprojekte
Pas

“TVSH më shumë liri e profesionalizëm me 20 shkurt 1991 se me 20 shkurt 2017”

Para

Trump: Muri me Meksikën do ndërtohet më shpejt se ç’u parashikua

Para
Trump: Muri me Meksikën do ndërtohet më shpejt se ç’u parashikua

Trump: Muri me Meksikën do ndërtohet më shpejt se ç’u parashikua

Discussion about this post

 



Të Fundit

Turqia “injoron” kundërshtimet e Greqisë dhe Qipros, Ankaraja gati të bashkohet me programet e mbrojtjes të BE-së

Ish-deputeti izraelit i ekstremit të djathtë: “Çdo fëmijë, çdo foshnjë në Gaza është armik”

Në sulmet izraelite në Gaza në 10 ditët e fundit janë vrarë 815 palestinezë

Maqedonia e Veriut pritet të nënshkruajë marrëveshje për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar, në fokus investimet rreth 6 miliardë euro

Ilir Alimehmeti në Fax News: “Zgjedhjet nuk ishin të lira, sistemi elektoral penalizon opozitën dhe partitë e vogla

Osmani në Zvicër: Bashkë po shkruajmë kapitullin e ri të historisë së partneritetit midis shteteve dhe popujve tanë

Lumenj droge e eurosh mes Amerikës Latine, Europës dhe Shqipërisë/ Zbardhet dosja italiane për operacioni “Ura”! 14 nga emrat për të cilët u urdhërua arrestimi

Kryediplomatja evropiane Kallas pritet të nisë turneun në Ballkanin Perëndimor, këtë javë viziton Serbinë dhe Kosovën

Dosja e Sterilizimit! Flet Ilir Beqaj: Nuk është çështje koncesioni, procedimi ndaj meje pa bazë ligjore

Papa Leoni: Situata në Rripin e Gazës gjithnjë e më shqetësuese dhe e dhimbshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.