04:04 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kuotat gjinore, PD-ja pritet të gjobitet me 120 milionë lekë, KQZ paralajmërim për transparencën e financimeve

11:54 | 05/10/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
KQZ nis certifikimin e zgjedhjeve, mbetet në pikëpyetje nëse do të pranojë kërkesën e PDIU-së për mandatin e Idrizit

120 milionë lekë të vjetra pritet të jetë gjoba me të cilën PD do të ndëshkohet nga ana e KQZ-së për mosrespektimin e kuotave gjinore në zgjedhjet e Qershorit. Edhe pse nuk ka ende një deklaratë zyrtare nga institucioni në lidhje me këtë.

Po ashtu në një dalje për mediat KQZ-ja ka paralajmëruar të gjitha forcat politike, pjesëmarrëse në zgjedhjet e 25 Qershorit se duhet të dorëzojnë sa më parë tabelat me të dhënat e financimeve.

Për herë të parë, partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje kanë detyrimin që 60 ditë nga shpallja e rezultatit të zgjedhjeve të dorëzojnë pranë KQZ-së raport që përmban në mënyrë të saktë të ardhurat e përfituara apo që partia politike ka patur në gjendje, të gjitha shpenzimet e kryera në mënyrë të detajuar, bilancin e pasurive apo detyrimet që ka partia politike, për periudhën nga caktimi i datës së zgjedhjeve deri në ditën e zgjedhjeve.

DEKLARATA E KQZ-së:

Ligji “Për partitë politike “i ndryshuar nga Kuvendi i Shqipërisë me ligjin nr. 90/2017, datë 22.05.2017, ka përcaktuar që çdo parti politike që është regjistruar në zgjedhje duhet të bëjë publik dhe të dorëzojë pranë Komisionit Qendror të Zjedhjeve një raport për deklarimin financiar të fushatës. 
Për herë të parë, partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje kanë detyrimin që 60 ditë nga shpallja e rezultatit të zgjedhjeve të dorëzojnë pranë KQZ-së raport që përmban në mënyrë të saktë të ardhurat e përfituara apo që partia politike ka patur në gjendje, të gjitha shpenzimet e kryera në mënyrë të detajuar, bilancin e pasurive apo detyrimet që ka partia politike, për periudhën nga caktimi i datës së zgjedhjeve deri në ditën e zgjedhjeve.
Afati i ligjor për zbatimin e këtij detyrimi ligjor nga ana e partive politike ka qënë data 25 shtator 2017. Nisur nga fakti që ky raportim bëhet për herë të parë për zgjedhjet e 25 qershorit 2017, KQZ ka komunikuar në mënyrë intensive me financiarët e partive politike duke ju kërkuar zbatimin e ligjit “Për partitë politike” dhe dorëzimin e raporteve financiare të fushatës zgjedhore. 
Deri tani, nga 18 parti politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 25 qershorit, pranë KQZ-së e kanë dorëzuar raportin financiar të fushatës zgjedhore vetëm 8 parti politike. Në zbatim të ligjit “Për partitë politike” i ndryshuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të marrë masa administrative për partitë politike të cilat kanë shkelur ligjin. 
Aktualisht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po punon intensivisht për verifikimin e raporteve të dorëzuara nga partitë politike nëse janë në përputhje me formatin e miratuar nga KQZ. 
Raportet e dorëzuara pranë KQZ-së, do të publikohen në faqen zyrtare të KQZ-së, cec.org.al, brenda muajit tetor. 
Zbatimi i ligjit 90/2017 nga subjektet politike është një nga faktorët kryesorë të rritjes së transparencës dhe zbardhjes së financave të partive politike gjatë fushatës zgjedhore, një nga çështjet e trajtuara gjërësisht edhe në raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR-it.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: denar bibagjobetransparenca e financimevezguri
Pas

Denoncimi te Berisha: Katastrofë mjedisore në Elbasan nga ferrokromi i Ballës

Para

Shoferin me “Smart” e tradhëton skenari i gabuar, çfarë deklaroi në polici pasi shkaktoi aksidentin në Kombinat

Para
“Smarti” përplaset me dy makina në Kombinat, plagoset një person, grabitet njëri prej automjeteve të aksidentuara (FOTO+VIDEO)

Shoferin me “Smart” e tradhëton skenari i gabuar, çfarë deklaroi në polici pasi shkaktoi aksidentin në Kombinat

Discussion about this post

 



Të Fundit

PS kryeson në Vlorë pas numërimit të 41 kutive të para: 4,693 vota deri tani

PS kryeson në Belsh e Prrenjas, si ndahen votat mes ‘të vegjëlve’

Ekzekutohet urdhri i ndalimit nga SPAK për babain e kandidates së PSD-së në Fier

Numërohen 5% e kutive të votimit në të gjithë vendin, PS kryeson me 84 mandate, PD 49 mandate. PSD forcë e tretë politike

Numërohen 40 nga 198 kuti në Gjirokastër, PS kryeson ndaj opozitës

Numërohen 16 nga 449 kuti votimi në qarkun e Vlorës, PS kryeson, grumbullon 1455 vota

Numërohen 54 nga 422 kuti në Korçë! Kryeson Partia Socialiste

Numërohen 27 nga 275 kuti në qarkun e Beratit, PS kryeson me mbi 1400 vota

Numërohen 14 kuti nga 587 në Fier, socialistët kryesojë me mbi 1500 vota ndaj opozitës

Hapen 16 kuti nga 508 në total në Elbasan, sërish PS kryeson

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.