Mbledhja e përbashkët ndërqeveritare midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë e cila u paralajmruar se do të mbahet me 2 dhjetor, është anuluar për më 15 dhjetor.
“Seanca e përbashkët qeveritare Shqipëri – Maqedoni do të mbahet më 15 dhjetor në Pogradec të Shqipërisë dhe në të të pranishëm do të jenë të gjithë ministrat e të dyja qeverive”, thonë nga Qeveria për Zhurnal.
Qeveria e Maqedonisë nuk jep më shumë detaje se çfarë do të diskutohet në mbledhjen e dy qeverive, por se shërbimet qeveritare punojnë në finalizimin e protokolit.
“Për momentin shërbimet e të dyja qeverive janë duke finalizuar dokumentet dhe protokolin e seancës së përbashkës. Kur do të finalizohen do të informojmë për agjendën përfundimtare”, thonë nga Qeveria e Maqedonisë. (B.H/Faxweb)