Kanë kaluar pothuajse 8-vite nga koha kur socialistët e pakënaqur me numërimin e votave kërkonin hapjen e kutive në shesh.
Protestat maratonë u shoqëruan dhe nga një grevë disaditore në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përpara kryeministrisë.
Ka qenë fotografi Agim Rama ai që na ka kthyer pas në ato kohë, teksa ka publikuar disa foto ku shihen disa nga figurat e PS-së pas grevës.
Elisa Spiropali, sot deputete në Kuvend dhe ish-drejtoreshë e doganave shihet të ketë mbështetur kokën tek kraharori i kryeministrit Rama. Bashkë me ta në foto shihen dhe Arben Ahmetaj, Ermonela Felaj, Fatmir Xhafaj, apo këngëtarja e njohur Elsa Lila që iu bashkua grevës asokohe.
Kutitë nuk u hapën, ama mund të themi fare mirë se të gjithë këto figura të njohur në PS kanë ndryshuar mjaft edhe në pamje. Disa janë rinuar edhe më shumë, edhe në sajë të ndryshimeve në look, ndërsa për disa të tjerë thinjat janë shtuar.
Për më shumë shihni fotot nostalgjike: