19:23 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kurti mesazh Europës për konfliktet me Serbinë: Jemi të gatshëm të zgjasim dorën nëse ata janë gati t’i çlirojnë grushtet

16:28 | 11/11/2022
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kurti mesazh Europës për konfliktet me Serbinë: Jemi të gatshëm të zgjasim dorën nëse ata janë gati t’i çlirojnë grushtet

Kryeministri Albin Kurti teksa iu drejtua Forumit të Paqes në Paris, tha se Kosova ka filluar normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ndërkaq edhe pas 11 vjetësh, raportet nuk janë më të mira sesa para një dekade dhe sipas tij, ka një arsye të qartë për këtë.

Para të pranishmëve, Kurti u shpreh se Serbia ka dështuar në demokratizimin e vet dhe kërkon më shumë konflikt se sa bashkëpunim.

Megjithatë, ai tha se Kosova është e gatshme që Serbisë t’ia shtrijë dorën dhe të krijojë marrëdhënie të mira fqinjësore, por ngriti dyshime se Serbia mund ta bëjë të njëjtën gjë.

“11 vjet më vonë marrëdhëniet nuk janë më të mira se para një dekada dhe ka një arsye për këtë. Serbia ka dështuar në demokratizimin e saj dhe kërkon më shumë konflikt sesa bashkëpunim, ende u jep lavdi kriminelëve të luftës në vend se t’i gjykojë e t’i dënojë. Kam frikë se Serbia nuk është as demokratike e as e pavarur. Është një regjim që udhëhiqet nga Kisha Ortodokse e dominohet nga Rusia e Putinit”.

“Kosova kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore me Serbinë dhe jemi gati të zgjasim dorën për një vend që ka kryer gjenocid ndaj vendit tonë, nëse ata janë gati të çlirojnë grushtet e tyre. Ajo që nuk ofrojmë janë koncesionet për ta ndarë vendin tonë në vija etnike, por nëse Serbia nuk është gati të na njohë, 5 vendet e Evropës nuk kanë nevojë të presin, mund ta ndihmojnë Serbinë të na njohë më shpejt, duke na njohur ato fillimisht”, deklaroi kreu i ekzekutivit kosovar.

Më tej, Kurti nga Parisi tha se paqja dhe siguria në Evropë nuk po sfidohet vetëm në lindje nga Rusia, por edhe në juglindje nga Serbia.

“Ata nuk kanë kufij të përbashkët, por kanë qëllime të përbashkëta për dominim. I shohin shtetet me thjerrëzat e etnisë sepse nuk besojnë ne vlerat e demokracisë, ku qytetaria ka të bëjë me bindje ndaj institucioneve të ligjshme dhe përqafimin e vlerave të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të barabarta. Kjo është themelore dhe duhet të jemi vigjilentë dhe nuk mund të lejojmë që fashizmi të fitojë legjitimitet për shkak se kontinenti ynë është vënë në zjarr disa herë. Atë që, ne, e shohim në Ukrainë është e qartë, është fashizëm rus”, shtoi ai.

Pas

Përdhunoi vajzën e tij 14 vjeçare, habit babai: Ajo po merr hak sepse nuk e lija të dilte…

Para

“Është radha juaj, t’i dilni zot vetes”, Berisha mesazh për qytetarët në Tik-Tok: Shihemi nesër në protestën e madhe

Para
“Është radha juaj, t’i dilni zot vetes”, Berisha mesazh për qytetarët në Tik-Tok: Shihemi nesër në protestën e madhe

"Është radha juaj, t'i dilni zot vetes", Berisha mesazh për qytetarët në Tik-Tok: Shihemi nesër në protestën e madhe

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bilanci i Zjarreve në Shqipëri: 11 vatra ende aktive, punohet në terrene të vështira

I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

Tragjedi në Tomorrowland: Gruaja kanadeze humb jetën gjatë festivalit

Shëngjin/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, 32-vjeçari bie nga skela dhe humb jetën

Popoviç dërgohet në paraburgim për 48 orë, Serbia kërkon lirimin e tij

Përpjekja për konstituimin e Kuvendit, përfundon takimi mes Kurtit dhe Limajt

U gjet me drejtoreshën e kompanisë, CEO-s mund t’i kushtojë 30 mln dollarë përqafimi

Trump: Së shpejti do të lirohen edhe 10 pengje të tjera nga Gaza

Berlin: Biznesmeni Serb dënohet me 5 vjet burg

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.