Refit Toro është emri i 32-vjeçarit të ekzekutuar pasditen e sotme në Vlorë. Ngjarja ka trembur jo pak banorët e zonës së Skelës pasi autorët kaë qëlluar disa herë me kallashnikov edhe pasi kanë vrarë vrarë viktimën që ishte duke udhëtuar me automjetin e tij.
Toro jetonte jashtë Shqipërisë dhe prej pak kohësh ishte kthyer për të jetuar në Tiranë
Sipas informacioneve më të fundit, 32-vjeçari kishte precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa njihej me dy emra.
Nuk dihen ende motivet e vrasjes së sotme dhe rrethana të tjera të ngjarjes, ndërsa policia e Vlorës ka dhënë informacione shumë të pakta.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryhen veprimet hetimore në lidhje me zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Në të njëjtin vend, një vit më parë, më 23 janar 2016, 52-vjeçari Hyqmet Nexhipi, pronari i një peshkarexhe u gjet i vrarë në makinën e tij.
Sipas policisë, dyshohet se Nexhipi gjatë momentit që është vrarë ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij. Autorët e vrasjes së Nexhipit u identifikuan dhe një prej tyre u arrestua, ndërsa tjetri është ende në kërkim. (A.R/SHUPLAKA)