Ajo ka qenë një nga njerëzit më aktivë në fushatën e PS-së në qytetin e Vlorës, e megjithatë është shkarkuar pa zhurmë nga ana e qeverisë Rama.
Prej më pak se një jave, drejtoresha e shërbimit social në Vlorë, Ines Stasa ëShtë shkarkuar nga detyra në mënyrë të menjëhershme dhe pa zhurmë.
Nga burime për ‘’FaxWeb” bëhet me dije se është konstatuar një shkelje e rëndë, por pa dhënë ende detaje të mëtejshme.
Ines Stasa, ish-zëdhënesia e kryeministrit Rama në Vlorë, në zgjedhjet e 2013-ës, mori detyren e kreut të shërbimit social menjëherë pasi qeveria aktuale erdhi në pushtet.
Shkarkimi i Stasës 5 vjet pasi mori detyrën, nuk është komentuar dhe as sqaruar nga ana e autoriteteve.
Ajo që bie ne sy mbetet largimi i Stasës nga vëmendja e opinionit, madje kjo e fundit ka bllokuar dhe të gjitha llogaritë e rrjeteve sociale. Çtë ketë ndodhur me të?! Do na duhet të presim.
(E.K/FAXWEB)