Nëse do të ishte futbollist padyshim që do të luante me Kombetaren Shqiptare, ndërsa tashmë që është i vendosur në Itali ka një tjetër synim, të bëhet Ministër i Transporteve në vendin fqinj.
Është fjala për Mike Gjeli, 23 vjeç me prindër shqiptar dhe me dokumentacion të rregullt në Itali që prej disa vitesh.
Gjeli është emëruar prej pak kohësh si kryetar i emigracionit në zyrën e Veriut dhe tregon për “La stampa” që ai dhe familja e tij nuk kanë qenë asnjëherë të diskriminuar.
Ndërkohë që pak nga pak shpalos dhe ëndrrën e tij, atë që një ditë të bëhet ministër i transporteve në vendin fqinj.
“Unë jam duke kërkuar për një punë më të mirë dhe pastaj unë kam një ëndërr”. Çfarë? “Për t’u bërë ministër i transportit, si një fëmijë kam ndërtuar me trena lodër Lego’, shprehet i riu.
“Ka qenë gjithmonë pasioni im kjo pasi edhe këtu ku ne jetojmë kemi një problem me rrjetin e transportit. Gjëja e parë që unë do bëja si Ministër është të përmirësoja lidhjen Veri-Jug”, shprehet 23-vjeçari shqiptar. (E.K/SHUPLAKA)