Policia e Shkodrës ka arrestur 7 persona në kuadër të operacionit “Balerina” kundër trafiqeve, e konkretisht në fushën e shfrytëzimit dhe ushtrimit të prostitucionit.
Mes të arrestuarve është dhe Rinard (Frederik)Tota, i dyshuar dhe si organizatori kryesorë dhe i dënuar disa herë për vepra penale të ndryshme.
Aktiviteti i ushtrimit të prostitucionit kryhej në lokalin e tij “TATA”, në qytetin e Shkodrës.
Tota nuk është i panjohur jo vetëm për policinë por edhe për publikun pasi ai ishte denoncuar dhe më parë si një person që e ushtronte këtë lloj aktiviteti dhe edhe pse kjo dihej nuk arrestohej.
Aqi ishte bërë i njohur për jetën e luksit që bënte dhe dilte në mënyrë të hapur me dy femra duke publikuar dhe foto erotike me ta nëpër rrjetet sociale.
Ambienteve të frekuentura prej tij nuk i ka shpëtuar edhe çadra e PD-së e ngritur në bulevard ku Basha kërkonte themelimin e “Republikës së Re” duke bërë thirrje për mbështetje masive. Kësaj thirrje duket se i është përgjigjur edhe “Dan Bilzeriani” i Shkodrës i cili shihet së bashku me dy femrat e tij i ulur në stol me shumë mbështetësve të tjerë. (B.H/Faxweb)