Pak ditë më parë gazetari dhe drejtuesi i një portali në vend Elvi Fundo u dhunua pak metra larg redaksisë së tij. Ai u dërgua për mjekim në spital dhe tani gjendja e tij paraqitet e përmirësuar.
Mirëpo ajo që mbetet hije pas çdo sulmi është gjetja e aurorëve. Kush kishte qëllim që të godiste një njeri të media?
Nga policia ende nuk ka një autor të dyshuar, ndërsa vetë Fundo ka përjashtuar mundësinë e goditjes politike. Së fundi ai ka postuar një foto me disa nga gazetarët e kronikës, që sipas tij janë në kërkim të autorëve.
Ai shoqërohet para ambjenteve të gjykatës nga Anila Hoxha, Flamur Vezaj dhe një tjetër gazetar.
‘’Kampionët e kronikës në kërkim të autorëve dhe “VIKTIMA”! Me Nilën, Mulin dhe Andin’’, shkruan Fundo. (E.K/SHUPLAKA)