Keta janë dy fëmijët vendas 15 dhe 17 vjeç që humbën jetën nga rrënia e një muri në Samos nga termeti i djeshëm, teksa po ktheheshin nga shkolla për në shtepi.
Mediat greke raportuan se viktima janë një vajzë dhe një djalë dhe mbetën të vdekur pasi një ndërtesë e vjetës në qytetin kryesor të ishulli Vathy, u shemb. Trupat e tyre u zbuluan disa orë pas goditjes së tërmetit.
Ndërkohë që ka shkuar në 26 numri i viktimave të tërmetit që goditi Turqinë dhe Greqinë. Sipas mediave të huaja në Turqi raportohet për 24 viktima dhe 804 të plagosur.
Ndërsa në Samos të Greqisë kanë humbur jetën dy fëmijë, 15 dhe 17-vjeç të cilët janë zënë poshtë nga një mur. Gjithashtu mësohet se një Greqi, një 14-vjeçar shqiptar i plagosur rëndë.
14-vjeçari shqiptar me iniciale E.M nga Lezha, është plagosur në ishullin Samos në Greqi. Djali 14-vjeçar ka goditje në kokë, krah të thyer dhe dëmtime në këmbë. Burime nga mediat greke bëjnë me dije se është transportuar me helikopter drejt Athinës
Tërmeti i fuqishëm tronditi dy shtete, Greqinë dhe Turqinë. Associated Press flet për të paktën 20 ndërtesa të shkatërruara në qytetin turk të Izmirit, (i treti më i madh në vend), në Bornova dhe Bayrakli. Epiqendra e tërmetit të dhunshëm ka qenë pranë brigjeve turke ne Egje dhe pranë ishullit grek të Samos-it. Lëkundjet janë ndjerë të forta deri në Athinë e Stamboll.