Zbulohen fotot e katër të arrestuarve si të dyshuar për grabitjen e 3.2 milionë dollarëve në Rinas. Ata janë Neim Avdulaj, Ditjon Memlikaj, Fation Xhyliu dhe Ernest Kupa.
Këta të katërt dyshohen jo vetëm për grabitjen e së enjtes së 9 shkurtit në Qafë-Kashar, të dy autoblindave të BKT-së, por edhe për grabitjen e vitit 2015-ës, në të njëjtin aks rrugor.
Ditjon Memlika
Ditjon Memlika, 31 vjeç është lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë. Sipas policisë, Memlika ka qenë efektiv në forcat ushtarake, është i martuar dhe ka edhe një fëmijë.
Neim Avdulaj
Ndërsa ish- komando tjetër është Neim Avdulaj, 28 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, ish-ushtar profesionist në forcat ushtarake te Zallherrit. Të dy ish-komandot kanë qenë për shërbim ushtarak në Afganistan.
Fation Xhyliu
Fation Xhyliu nga Lushnja, është një tjetër nga të arrestuarit që padashur futi në grup shokët e skuadrës, të cilët kryen grabitjen e 3.2 miliard dollarëve në afërsi të Rinasit. Ai është një ish-punonjës i policisë private, i cili dyshohet se ka qenë ai që u ka dhënë informacionet “shokëve të grupit”, për lëvizjen e parave.
Ernest Kupa
Në mesin e të arrestuarve të mbrëmjes së sotme, bën pjesë edhe Ernest Kupa, i dyshuar edhe si pjesë e “Bandës së Babagjyshëve”. Kupa është arrestuar edhe më parë si i dyshuar për grabitjen e një dyqani në një qendër tregtare në periferi të Tiranës, në prag të Krishlindjeve të 2013-ës. Mësohet se Ernest Kupa drejtonte një biznes privat në Krujë, një restorant-piceri.
Admir Murataj
Në mesin e të dyshuarve bën pjesë edhe Admir Murataj, i cili është ende në kërkim. Ai është i arratisur nga burgu i Trikallës bashkë me grupin e Ilir Kupës. Ky i fundit është kushëriri i shokut tjetër të grupit, Ernest Kupës, i cili siç e përmendëm më sipër, aktualisht ndodhet prapa hekurave. Ilir dhe Ernest Kupa, janë të përfshirë gjithashtu në “Bandën e Babagjyshëve”, të cilët në prag të Krishlindjeve të 2013-ës, vodhën një dyqan në një qendër tregtare në periferi të Tiranës.
Katër të parët u arrestuan pas aksionit të RENEA-s, FNSH-së dhe Policisë së Tiranës, në Vorë dhe në Prezë. Mësohet se dy nga të dyshuarit janë ndaluar pranë një kompleksi pallatesh në Vorë, dhe dy të tjerë janë ndaluar në Prezë. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1119″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]