01:05 | 02/12/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Blog

KUSHTE SUPLEMENTARE PËR T’U INTEGRUAR NË BE-Nga Artan Fuga

15:40 | 29/11/2016
në Blog
0
KUSHTE SUPLEMENTARE PËR T’U INTEGRUAR NË BE-Nga Artan Fuga

Nga Artan Fuga

– Kur për çdo pulë të therrur dhe të vendosur në një frigorifer shtëpie ose dyqani, kur ndërpritet energjia elektrike dhe pula shkrin, gjobën disa herë sa çmimi i pulës ta paguajë operatori me të cilën është lidhur kontrata e furnizimit me atë energji.

– Kur për cdo dëmtim të një qytetari që rrëzohet në rrugë si pasojë e një hendeku ose trotuari të parregulluar, gjobën si edhe dëmshpërblimin, përpos shpenzimeve të mjekimit të tij, t’i paguajë bashkia.

– Kur për çdo autoveturë që thyhet nga gropat në rrugë, shpenzimet dhe gjobën për këtë dëmtim ta paguajë ministria e transporteve ose bashkia që mbulon atë zonë.

– Kur për çdo vonesë më shumë se 30 minuta të një treni, autobuzi ose avioni, udhëtari të dëmshpërblehet me çmimin e biletës së prerë.

– Kur për çdo sëmundje mushkërish, dëmin personal si shpenzimet e mjekimit t’i paguajë Ministria e Shëndetësisë, e mjedisit ose bashkia që kontrollon territorin e tejndotur.

– Kur uji në të gjithë territorin e Republikës të vijë 24 orë dhe pa nevojën e depozitave dhe pompave të pallateve që rëndojnë buxhetin e banorëve.

– Kur bashkitë të selektojnë mbetjet urbane sipas klasifikimit të tyre dhe t’i riciklojnë pa ndotur mjedisin.

– Kur për çdo qytetar, edhe administratori më i lartë publik të detyrohet t’i plotësojë kërkesën për informacion brenda tre ditësh.

– Kur për çdo kastravec të shitur, kungull me ose pa fara, për çdo shalqi, kilogram mishi, për çdo copë sallami, suxhuku, ose salçiçeje, të dihet origjina nga ana e konsumatorit, lëre pastaj për çdo kokër limoni, kumbulle, qershie, a rrushi.

– Kur në administratë të mos ketë asnjë nëpunës të pranuar sepse është antar i ndonjë partie, por me konkurs të rregullt.

– Kur për çdo të sëmurë për të cilin jepen mjekime të gabuara dhe medikamente jashtë standardit, gjobën, dëmshpërblimin dhe zhdëmtimin i paguan shteti, spitali apo ministria.

—

—

—

Le t’i lemë historitë me vetingje, mitingje, lobingje, etj., por t’u japim të drejtat që u takojnë qytetarëve të trajtuar si derra dhe bagëti, si qenie pa tru dhe si skllevër.

Atëhere të bërtasim : “Europë, Europë!”

Kush nuk u jep qytetarëve këto të drejta, ai e pengon integrimin shqiptar në BE.

Etiketa: artan fugaBashabeedi ramafugaintegrimiqeveriaramashqiperia
Pas

Totozani: Zgjidhje urgjente për strehimin e banorëve të përmbytur në Babrru e Paskuqan

Para

BBC, dokumentar për Shqipërinë: Është prodhuesja më e madhe e kanabisit në Europë

Para
BBC, dokumentar për Shqipërinë: Është prodhuesja më e madhe e kanabisit në Europë

BBC, dokumentar për Shqipërinë: Është prodhuesja më e madhe e kanabisit në Europë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

Të Fundit

Jetëgjatësia në Korenë e Jugut ra për shkak të Covid për herë të parë që nga viti 1970

Atlanta/ Gruaja me flamur palestinez i vë flakën vetes jashtë konsullatës izraelite

Murseli e ka pranuar se ka porositur vrasjen e gruas së tij

A mund të kompensojë një sy gjumë një natë të keqe të gjumit

Trajneri Silvinjo rrëfehet për FIFA-n: Ju tregoj çelësin tonë të suksesit. Ëndrra jonë është të kualifikohemi në Kupën e Botës

Shtëpia e Bardhë: Hamasi fajësohet për rënien e armëpushimit në Gaza

Çfarë ndodh nëse Donald Trump dënohet? Asnjë parashikim për këtë skenar në rregullat e konventës republikane

Pesë mënyra për të thënë “jo” pa u ndjerë në faj

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF

Bizneset në Kosovë i thonë JO monedhës dy euro, Banka Qendrore del me rekomandim për qytetarët

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.