01:23 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kuvend/ Vettingu në polici kalon me procedurë të përshpejtuar

19:11 | 15/02/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kuvend/ Vettingu në polici kalon me procedurë të përshpejtuar

Parlamenti ka miratuar me procedurë të përshpejtuar ligjin për vettingun në polici, i cili ka marrë 86 vota pro dhe 1 abstenim.

Ligji

Vettingut në polici do t’i nënshtrohen 13 mijë efektivë që mbajnë grada dhe pozicione të ndryshme. Gjithashtu, Vettingut do t’i nënshtrohen edhe punonjësit e gardës e të SHÇBA-së. Përveç tyre, vettingut mund t’i nënshtrohen me dëshirë edhe ish-punonjësit e Policisë nën moshën 55 vjeç, përfshirë edhe të shkarkuarit nga detyra, por që Gjykata u ka dhënë të drejtë, duke shfuqizuar urdhrin e shkarkimit.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit do të verifikojë 287 zyrtarët më të lartë të Policisë, që nga Drejtori i Përgjithshëm deri te shefat e komisariateve. Më pas, 2700 punonjës të Policisë me grada të mesme dhe 115 nga Garda, përfshi edhe repartet speciale RENEA, FNSH dhe Forcat e Posaçme Operacionale, do të kontrollohen nga Komisioni Qendror.

Ndërkohë, të gjithë efektivët e nivelit bazë do të kontrollohen nga 135 anëtarë të Komisioneve Vendore, shumica e të cilëve do të jetë punonjës Policie që do ta kalojnë të parët vetingun nga Komisioni Qendror i Vlerësimit.

Kontrollet, të cilave do t’u nënshtrohen të gjithë, janë kontrolli i pasurisë, i pastërtisë së figurës dhe vlerësimi profesional. Kontrolli i pasurisë fillon me një vetëdeklarim të efektivit dhe të familjarëve të tij.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: vettingu në polici
Pas

“Na duhet një burrë”, kompania e publicitetit e pëson keq

Para

Veprimet negative që çojnë në dhimbjen e shpinës

Para
Veprimet negative që çojnë në dhimbjen e shpinës

Veprimet negative që çojnë në dhimbjen e shpinës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

“Jeni në anën e gabuar të historisë”- Netanyahu revoltohet me Starmer, Macron dhe Carney pas vrasjeve në Ambasadën e Izraelit në Uashington

Temperaturat në Emiratet e Bashkuara arrijnë gati 50°C, vala e të nxehtit përfshin vendin

Kongresmeni amerikan: Gaza duhet të bombardohet me armë bërthamore

Kaja Kallas në Prishtinë, ja cilat masa ndëshkuese do të heqë BE ndaj Kosovës

Hapja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Hapet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave, ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

BE nis heqjen e masave! Kallas: Kujdes me veriun, me Serbinë jeni të barabartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.