Pak ditë pasi Kuvendi dorëzoi mandatet e dorëhequra të deputetëve të opozitës tek institucioni i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ky i fundit ja ka kthyer sërish Kuvendit.
Lidhur me situatën, KQZ i ka dërguar kërkesë Kuvendit për të bërë specifikimin e vakancave pas dorëheqjes së deputetëve të opozitës.
Neni 164 Pika 1 e Kodit Zgjedhor nënvizon shprehimisht se është pikërisht Kuvendi që duhet të njoftojë KQZ-në për krijimin e vakancës.
Kërkesa e KQZ ka për qëllim saktësimin, pasi janë vërejtur paqartësi në specifikimet ligjore në dokumentin ku kërkohet nisja e procedurave për zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr.