Pas protestës së madhe të opozitës, ish-kryeministri, Sali Berisha ka humbur disa privilegje të tjera gjatë arrestit të tij në shtëpi.
Mësohet se Kuvendi i ka hequr rimbursimin për karburantin dhe telefonin, si dhe komunikimin në çfarë do lloj forme përtej familjarëve me të cilët bashkëjeton.
Kuvendi i Shqipërisë shprehet se këtë vendimmarrje e ka të bazuar në vendimin e Gjykatës së Posaçme e cila ka vendosur arrestin shtëpiak për liderin e rithemelimit.
“Referuar statusit të deputetët dhe vendimi nr. 114/2014 “Për mënyrën e trajtimit të deputetëve”, të ndryshuar deputeti Sali Berisha nuk i paguhen përfitimet si karburanti dhe telefoni për shkak të masës së sigurimit personal të vendosur nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendim nr. 520 datë 30.12.2023”.