Një shtetas shqiptar ka humbur jetën gjatë luftimeve të ditëve të fundit në Aleppo të Sirisë. Kanë qenë forcat pro-qeveritare të Bashar al-Assad ato që kanë publikuar një foto të pasaportës së tij.
Sipas Balkanweb, bëhet fjalë pikërisht për Hamit Muslija, i cili rezulton edhe nga kopja e pasaportës të jetë shtetas shqiptar, e që ka hyrë në Siri nëpërmjet një vize të marrë në vitin 2011 nga ambasada e Arabisë Saudite.
Emri i Hamit Muslija u bë publik për herë të parë gjatë procesit hetimor kundër grupit të 9 xhihadistëve shqiptarë, të dënuar tashmë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Ndërkohë që ekziston edhe një raport i SHISH, ku përmendet emri i Muslisë.
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”97″ exclusions=”158,159,160,163,164,165,166,331,333,335″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]