Një 23 vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor në hyrje të Prrenjasit. Aksidenti me pasojë vdekjen e 23-vjeçarit në Prenjas ka ndodhur pak çaste më parë.
Faxweb raporton se 23-vjeçari Marsel Kukli ka ndërruar jetë në vend.Viktima ka qenë në trotuar kur është përplasur nga makina.
Burimet bëjnë me dije se shoferi i automjetit me iniciale A.H, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë.
Prrënjas/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Prrënjas-Librazhd, shtetasi A.H., 28 vjeç, banues në Prrënjes, duke drejtuar mjetin tip Audi ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M.K., 25 vjeç, banues në Prrenjas dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe pas venies në ndjekje nga Policia është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë për veprimet e mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit