Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të Shëngjinit, ku mjetet e dy të rinjëve janë përplasur me njëri-tjetrin.
Të aksidentuarit janë dërguar me urgjencë në Spital Rajonal të Lezhës.
Nga plagët e marra njëri nga të rinjt i identifikuar si Indrit Ndreca, 27 vjeç ka ndërruar jetë në spitalin e Lezhës ku u dërguan fillimisht të aksidentuarti për të marrë ndihmën e parë.
Ndërkohë që tjetri është dërguar në spitalin e Tiranës.
Sipas dëshmitarëve ambulanca ka vonuar për të shkuar ne vendgjarje. Të plagosurit kanë qendruar rreth 30 minuta të shtrirë në tokë në gjendje të rëndë.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Në afërsi të Lapidarit, Shëngjin, mjeti me drejtues shtetasin L.Ç., banues në Prizren është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin E.N., banues në Lezhë
Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës shtetasi E.N, ndërsa është transportuar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën shtetasi A.P.,banues në Lezhë që ndodhej si pasagjer në motoçikletë.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.