Një nga shoqëruesit e Kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj ka rezultuar pozitiv me Covid. Burime bëjnë me dije se gardisti me inicialet K.D prej dy muajsh punon si shoqërues i Veliajt, ndërsa së fundi ka shfaqur shenja të Covid 19.
Gardisti mësohet se është vetëkarantinuar pasi ka rezultuar pozitiv, ndërsa testit pritet t’i nënshtrohen dhe kolegët e tij të gardës, që konsiderohen si kontakte të afërta. Ndërkohë nuk dihet ende nëse testit do ti nënshtrohet dhe vetë kryebashkiaku i Tiranës, ErioN Veliaj.
Derimë tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë për gardistin e prekur me Covid, ndërsa dje ishte dita me numrin më të lartë të të infektuarve në një ditë, plot 57.
Duhet thënë se një numër shumë i lartë të personave që kanë rezultuar pozitiv, e kanë marrë infeksionin në ambientet spitalore, dhe më pas e kanë transmetuar atë në qytete të tjera të vendit, që derimë tani ishin konsideruar si zona të gjelbra.