Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në Rrogozhinë. Një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën një person. Aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë në autostradë.
Sikundër mësohet në aksidentin që ka ndodhur në orën 17.05, ka humbur jetën 22 vjeçari O.L. Shkak për këtë aksident fatal mësohet të jetë bërë parakalimi i gabuar.
Mjeti thuhet se ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen.
Përplasja ka qenë tejet e fortë duke i shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme drejtuesit të mjetit.