Një tjetër përplasje mes përfaqësuese të opozitës dhe mazhorancës ka ndodhur ditën e sotme në Maqellarë.
Luan Haka, kandidat për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës, përmes një video-je në facebook denoncon kapjen e një makine ku pretendohet se ndodhen shuma të mëdha parash në funksion të blerjes së votës.
Haka thekson në video-live se policia nuk po i lejon të bëjnë kontrollin e makinës të dyshuar për blerje votash.
“Kjo makinë, ky personi brenda po shpërndan lek. Imagjinoni ky shtë shteti, kjo është qeveria. Tani po presim policinë, kur polici është këtu dhe nuk japin asnjë informacion që të vazhdojmë dhe të hpim makinën. Nuk do lëvizë kjo makinë nga vendi pa u kontrolluar,” dëgjohet të thotë ai në video.