Ish-kryeministri Sali Berisha i është bashkuar ditën e sotme manifestimit të thirrur nga presidenti Ilir Meta që po zhvillohet për mbrojtjen e kushtetutës, kundër “grushtit të shtetit” siç ka cilësuar ai maxhorancën.
Në një pronocim të shkurtër për gazetarët, Berisha nuk la pa parlajmeruar kryeministrin edi Rama, ku u shpreh se ky miting shënon fundin e fillimit të narko shtetit.
“Një përshëndetje vllazërore në këtë miting shprese. Në këtë miting që shënon fillimin e fundit të narkoshtetit.”– u shpreh Berisha.
Për tubimin e thërritur nga presidenti Meta janë nisur dhjetra qytetarë dhe nga rrethet, ku nuk kanë munguar as përplasjet dhe kontrollet e shtuara me policinë.
Ndërkohë është mësuar se Ledio Bianku do të jetë personaliteti i parë që do të flasë në manifestimin e thirrur nga Meta, që po realizohet në mbrotje të kushtetutës, kundër “grushtit të shtetit” siç ka cilësuar presidenti mazhorancën.
Ledio Bianku është personalitet i njohur i së Drejtës Ndërkombëtare dhe ish-anëtar i Komisionit të Venecias.
Tubimit të Metës pritet t’i bashkohen të gjithë eksponentët e opozitës, edhe pse në tubim nuk parashikohet që të ketë fjalime politike, pasi simbolet dominuese janë ato kuqezi.
Në podium përveç Metës pritet të ngjiten dhe patriotë shqiptarë, avokatë dhe njerëz të së drejtës, ndërkohë që mjaft personazhe publike kanë deklaruar publikisht pjesëmarrjen në këtë takim.
Në shesh është vendosur dhe tavolina ku presidenti firmos zakonisht dekretet e tij, por mbetet ende e paqartë se cila do të jetë lëvizja e Metës gjatë ditës së sotme.
Pak kohë më parë ai shprehej se qytetarëve duhej t’i rikthehej e drejta e Referendumit, por nuk dihet nëse do të ketë sot një iniciativë të tillë.
Rreth 1000 efektivë të FNSH-së, Policisë dhe gardës do të zbresin sot në terren për të garantuar rendin dhe qetësinë gjatë manifestimit, ndërkohë që vetë presidenca ka angazhuar rreth 3 mijë persona që do të vendosin në krah shiritët kuqezi dhe do të garantojnë që gjithçka të jetë paqësore.