Prokurori Altin Dumani, njëherësh një nga 8 anëtarët e emëruar të SPAK, është komanduar në krye të Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda.
Ai do të qendrojë në këtë detyrë deri në datën 19 Dhjetor, ku më pas do të nisë puna e SPAK, çka do të sjellë dhe shkrirjen e Prokurorisë për Krimet e Rënda, dhe apelin e Krimeve të Rënda.
Kjo është një periudhë kalimtare për të gjitha institucionet e drejtësisë, dhe komandimi 24 ditor i Dumanit kryhet për mos të krijuar vakanca.
KLP miratoi sot 8 prokurorët e parë që do të jenë pjesë e SPAK-ut, të cilët do të kenë mandat 9 vjecar pa të drejtë rizgjedhjeje.
Prokurorët Altin Dumani, Arben Kraja, Behar Dibra, Edvin Kondilli, Elida Kaçkini, Ened Nakuçi, Enkeleda Millonai dhe Klodian Braho janë prokurorët e parë të SPAK, të cilët kanë kaluar në një sitë hetimi në dy shkallët e Vettingut, ndërsa kanë rezultuar të pastër në tre shtyllat e hetimit, pasuri, pastërti figure dhe aftësi profesionale.
(E.K/Faxweb.al)