Presidenti I SHBA-së Donald Trump nëpërmjet një deklarata të bërë në këto momente ka njohur si kryeqytet të Izraelit, Jeruzalemin. Ai ka konfirmuar zhvendosjen e Ambasadës së SHBA-së në Jeruzalem dhe ka thënë se ky veprim do të mishërojë paqen.
“ Po nis përgatitjen për të lëvizur ambasadën nga Televivi në Jeruzalem. Do të punojnë arkitektet dhe specialister për këtë . Jeruzalemi është një nga çështjet më të ndjeshme e kohëve tona. Koha që Jeruzalemin ta njohim si kryeqytet të Izraelit.
Ne jemi të vendosur që këtë paqe ta çojmë përpara. Me veprimin e sotëm unë rikonfirmoj se administrata ime është e vendosur për paqen. Ne do të mbërrijnm etek paqja në një vend që do të ketë një bashkëpunim më të madh. Ky kryeqytet duhet të udhëhe paqen dhe jo të në rikthej tek konfliktet e vjetër. Ky rajon shumë i pasur me kulturë dhe histori, njerëzit janë të shkëlqyer. E ardhmja e këtij vendi është drejt paqes dhe jo konflikteve.
Mike Pence do të udhëtojë në Lindjen e Mesme, qe të bind liderat që të mbyllim radikalizmin dhe ti lëmë kohën paqes. është koha për zërat e rinj dhe të moderuar për një të ardhme më të mirë. Pra të kemi një mundësi për të gjitha palët, një mudësi paqeje dhe bashkëpunimi. Të hapim zemrat dhe mëndjen. Iu bëj thirrje të gjithë aleatëve politikë dhe fetarë në Lindjen e Mesme t’i bashkohen nismës së ShBA-së për një paqe të gjatë dhe të përhershme. Zoti e bekoftë Jeruzalemin, zoti i bekoftë palestinezët dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. tha Trump ndër të tjera. (B.H/Faxweb)