Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë me anë të një njoftimi për mediat bën me dije se pala greke në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë ka vendosur moslejimin e kalimit në shtetin fqinj të mjeteve të tonazhit të rëndë.
Mësohet se kjo masë është marrë për shkak të vështirësive në qarkullim si pasojë e prezencës të akullit në rrugë ndërkohë që kjo do të vijojë prej ditës së nesërme në orën 06:00 deri në orën 23:59 të datës 06 Janar.
Ndërkohë që mjetet e tjera do të lejohen të kalojnë por vetëm në rastet kur janë të pajisur me zinxhirë.
Njoftimi i plotë:
Njoftohemi nga pala greke në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, se në datën 05.01.2020, nga ora 06:00 deri në orën 23:59 të datës 06.01.2020, nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë) në drejtim të Greqisë, për të shmangur problemet dhe vështirësitë në qarkullim, si pasojë e prezencës të akullit në rrugë. Do të lejohet kalimi i autoveturave dhe autobusëve të cilët duhet të jenë të pajisur me zinxhirë.
Policia Kufitare, apelon drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë, që kanë planifikuar lëvizjen për në shtetin grek nëpërmjet pikës kufitare Kapshticë, ta shmangin ose të përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar me Greqinë, deri në normalizimin e situatës.
(F.GJ/FAXWEB.AL)