Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-Kreu i Shtetit, Ilir Meta, i cili kishte kërkuar lirimin nga qelia, ku ndodhet prej datës 21 Tetor 2024.
Togat e zeza kanë lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” të dhënë nga Apeli i GJKKO-së ndaj presidentit të Partisë së Lirisë më 19 Nëntor 2024.
“Pershendetje! Ne lidhje me interesimin tuaj per ceshtjen penale me nr. 60003-00073-00-2025, Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ka vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimin nr.59 (87-2024-333) date 19.11.2024 te Gjykatës së Posaçme te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë.