Ditën e djeshme u përhap me shpejtësi lajmi se aktori mjaft i dashur për publikun Sylvester Stallone kishte ndërruar jetë.
Pre e këtij lajmi ‘fake’ ranë edhe të tjerë njerëz të njohur të ekraneve të cilën nisën të shprehnin ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktorit.
Pas rrëmujës së krijuar në rrjet ka reaguar edhe vëllai i aktorit. Ai shkruan se ky lajm ka mërzitur shumë atë dhe nënën e tij.
‘’Thashethemet e vdekjes së vëllait tim kanë mërzitur vërtet shumë njerëz sot duke përfshirë mua dhe nënën time. A jemi bërë një shoqëri e sëmurë, me goditje masive kaq shumë mosmarrëveshje dhe urrejtje? Gjërat duhet të ndryshojnë, përndryshe ne po shkojmë drejt një katastrofe”, shkruan Frank Stallone në ‘Twitter’.
(E.K/FAXWEB.AL)