“Lamtumirë At i Shenjtë”, shkruan Erion Veliaj në reagimin e tij për ndarjen nga jeta të Papa Franceskut, i cili mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e sotëm në Vatikan.
Veliaj, i cili ndodhet në qeli prej datës 10 Shkurt, publikoi një video nga takimi me Papa Françeskun në Vatikan, ndërsa shprehet se Ati i Shenjtë ishte mik i madh i shqiptarëve.
“Lamtumirë At i Shenjtë, Papa Françesku – një udhëheqës shpirtëror i jashtëzakonshëm, që mbushi me dritë zemrat e njerëzve, simbol i përulësisë, dashurisë dhe paqes. 🕊️
Ai ishte një mik i madh i Shqipërisë e i shqiptarëve e do të kujtohet me nderim për mesazhet e tij të mëshirës, përkushtimin ndaj të varfërve dhe për ndihmesën që dha në afrimin mes njerëzve dhe feve.
Ngushëllime të sinqerta Kishës Katolike dhe të gjithë besimtarëve shqiptarë për këtë humbje të madhe. 💔”, shkruan Veliaj.