Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes nga grupi hetimor, ku ndodhi atentati ndaj prokurorit Arjan Ndojës, është marrë vendimin për largimin me të cilën udhëtonte ky i fundit bashkë me shoferin e tij, Andi Malokun Landi Muharremin.
Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, makina me targë AA333ZD tip “Mercedez Benz” e cila ka dalë jashtë rrugës gjatë momentit të atentatit, po largohet nga vendi i ngjarjes, ndërsa mësohet se Policia ka nisur shoqërimet e personave të dyshuar si autor të mundshëm të atentatit.
Ashtu sikurse raportuam edhe më herët, sipas informacioneve të pakonfirmuara zyrtarisht, gjendja shëndetësiore e prokurorit Ndoja është e stabilizuar ndërsa ka përmendur edhe emra të personave të dyshuar që kanë përhapur zjarr me kallashnikov.
Andi Maloku ndodhet në sallën e reaminacionit në gjendje të rëndë tek Spitali i Traumës në Tiranë ndërsa Landi Muharremi dhe Arjan Ndoja në Spitalin Rajonakl të Durrësit jashtë rrezikut për jetën.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/726518651159119/
(F.GJ/FAXWEB.AL)