15:27 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Legjenda e Zvicrës: Luganos nuk i duhej Tramexani, mjaftonte Sadiku

07:50 | 02/03/2017
në Sport, Te Gjitha
0
Legjenda e Zvicrës: Luganos nuk i duhej Tramexani, mjaftonte Sadiku

Golat e njëpasnjëshëm kanë bërë që Armando Sadiku të kthehet në personazhin e momentit të Zvicër, pasi tashmë ëhstë e qarët se me sulmuesin shqiptar në përbërje, Lugano do ta ketë shumë të thjeshtë të sigurojë mbijetesën.

Këtë bindje ka edhe Kubilai Turkilmaz, një nga legjendat e futbollit zviceran, i cili jo vetëm mendon se Lugano ka bërë lëvizjen e duhur duke afruar sulmuesin, por ndoshta ka gabuar duke punësuar Tramexanin, pasi vetëm Sadiku mjaftonte. Kur u emërua Tramexani, presidenti Renxeti deklaroi se nën drejtimin e të mëparshmit, kishte pasur mungesë disipline në skuadër ndaj ishte detyruar të ndryshonte.

“Sigurisht, rezultatet mbulojnë të gjitha problemet, por mungonte një lojtar si Sadiku, në gjendje të të zgjidhë ndeshjen nga hiçi. Në periudhën kur Alioski luante rregullisht, këto problemet e disiplinës as nuk dukeshin”, tha ish-sulmuesi i cili ka shënuar 34 gola në 64 ndeshje me fanellën e përfaqësueses zvicerane.

“Çdo trajner është ndryshe nga tjetri dhe Renxeti sheh te Tramexani dikë me më shumë autoritet, por personalisht nuk mendoj se me Manzon mungonte disiplina, thjesht ishte ndryshe mënyra se si përballoheshin ndeshjet”, tha ai.

Turkilmaz ka vazhduar në elozhet e tij për Sadikun, tek i cili sheh një instinkt të jashtëzakonshëm goli dhe për të cilin parashikon një të ardhme të mundshme në Serie A.

“Në nivele të tilla dalin në pah lojtarët që arrijnë të shpikin një gol nga zero. Sadiku duhet të përmirësohet edhe më shumë në kontrollin e topit dhe të mësojë të lexojë situatat e lojës. Tani për tani është shumë instiktiv, dhe kjo është diçka e mirë. Por në veçanti kundër skuadrave të një niveli superior, duhet të luash në mënyrë më të mirë-menduar. Më kujton veten.

Erdhi te Lugano për të luajtur rregullisht dhe për të mos humbur Kombëtaren. A ka të ardhme në Serinë A? Unë do ia jepja një mundësi, në një skuadër të mesit të klasifikimit. Mendoj se do të bënte mirë për shembull te Kievo”, ishin fjalët e Turkilmaz.

Etiketa: sporttramexani
Pas

Reali gabon dhe humb kreun, gara në La Liga më e hapur se kurrë

Para

“Manjani, i vetmi ministër që frekuentonte kompleksin”, pas nipit të Balilit, reagon sërish Ylli Manjani

Para
Manjani për Balilin: Çipa që prej 17 majit 2016 kishte informacion për kërkim ndërkombëtar. Ja pse nuk arrestohet

“Manjani, i vetmi ministër që frekuentonte kompleksin”, pas nipit të Balilit, reagon sërish Ylli Manjani

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

Gjendet i vetëvarur një person në Pogradec

Lezhë/ Me kokainë, hashash, ekstazi dhe MDMA në makina, çmontohet grupi i drogës! Dy të arrestuar dhe 12 persona të tjerë nën akuzë

Bellomo ekspozitë në Tiranë, sjell ndërthurjet kulturore të Italisë dhe Shqipërisë

E nisën me turp rrugëtimin në Botëror, presidenti i Lacios “thumbon” kreun e federatës italiane: E kujt është përgjegjësia?

Zhgënjen Franca dhe Britania! Shtetet Perëndimore nuk do të njohin shtetësinë e Palestinës në takimin për Gazën

Aksident në aksin Milot-Thumanë/ Traileri përplaset me motomjetin, plagoset 71-vjeçari

Gjendet i pajetë një person në Tiranë, konstatohen shenja dhune

Dyshohet se bashkëpunuan me shërbimin sekret serb, 5 të arrestuar brenda pak muajsh në Kosovë! Njëri prej tyre pranon akuzat

Sulmet izraelite vrasin rreth 50 palestinezë në Gaza, qindra të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.