Një 37 vjeçar po hetohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda pasi është është në bankën e të akuzuarve pas padisë së bërë nga ish-e dashura e tij 17 vjeçe. Mentor Lecini, i martuar dhe babai i 3 fëmijëve, sipas prokurorisë kishte shantazhuar dhe kërcënuar, jo vetëm adoleshenten por edhe nënën e saj, duke thënë se dispononte foto intime.
Në fashikujt e prokurorisë përfshihet edhe ky episod. “Unë kam vrarë një njeri dhe nuk kam problem të vras edhe të tjerë”, kishte kërcënuar Mentor Lecini familjen e 17-vjeçares.
Ai po gjykohet nën masën e arrestit shtëpiak dhe ka deklaruar në gjykatë se historia është e sajuar nga familjarët e ish-partneres. Sipas të pandehurit, kallëzuesit e kanë vendosur para togave të zeza për t’iu shmangur një borxhi të papaguar prej kohësh. Por prokuroria mendon se ka prova të mjaftueshme që hedhin dyshime mbi 37-vjeçarin, baba i tre fëmijëve.
Në referim të veprimeve të kryera nga policia e Kavajës prokurori shprehet se Lecini posedonte foto intime të ish-partneres dhe të nënës së saj, me të cilat kërcënonte e do t’i publikonte në rrjetet sociale. Për shkak të ndryshimeve ligjore gjatë seancës gjyqtarja përmendi se në proces do të marrë pjesë edhe pala e dëmtuar. Ndërkohë që i pandehuri dha pëlqimin që gjatë gjykimit, në rast se ai nuk paraqitet në seancë të përfaqësohej nga avokati i tij.
Për 2017 janë gjykuar 13 raste gjobëvëniesh mes ish partnerësh dhe të rinjsh që kërcënojnë njëri-tjetrin me foto intime. (M.Q/Faxweb)