Një vit më parë në Tiranë ndodhi një tërmet me magnitudë të lartë i cili lëkundi të gjithë qytetin.
Shumë personazhe Vip që e përjetuan reaguan nëpërmjet postimeve, mirëpo një nga videot më të komentuara në media ishte ai veprimi që Florian Agalliu bëri gjatë transmetimit live.
Flori sapo ndjeu lëkundjen mori menjëherë të ftuarën e tij dhe u largua menjëherë nga studio. Së fundmi, moderatorit të emisionit “Në shtëpinë tonë” i ka ndodhur një e papritur dhe ka përjetuar një ‘déjà vu’ të momentit të vjetshëm.
Teksa ka qenë duke gatuar me një zonjë në kuzhinë, Flori po mundohej të hapte një shishe shampanjë, mirëpo duke qenë se po bisedonte dhe ishte pa mendja, shishja është hapur dhe zhurma e saj e ka habitur aq shumë moderatorin sa që ka menduar se ka përjetuar sërish një t.ër.met.
Flori e ka publikuar këtë moment epik në Instastory dhe pranë saj ka shkruar: “Mos u trembni kur ta shihni”